Rusia e ka etiketuar Deutsche Welle-n si një “organizatë të padëshirueshme”, në atë që transmetuesi ndërkombëtar gjerman e quajti një përpjekje për të shtypur raportimin e pavarur.

Rusia i cilëson rregullisht subjektet që thotë se dëmtojnë rendin e saj kushtetues ose sigurinë kombëtare si “të padëshirueshme”, shkruan Reuters.

Drejtoresha e Përgjithshme e DW, Barbara Massing, tha në një deklaratë me video se transmetuesi nuk do të dekurajohet.

“Kjo përpjekje e fundit për të heshtur median e lirë nxjerr në pah shpërfilljen e hapur të regjimit rus për lirinë e shtypit dhe ekspozon frikën e tij nga informacioni i pavarur”, tha ajo.

Massing tha se shërbimi në gjuhën ruse i DW, pavarësisht censurës dhe bllokimit, po arrinte një audiencë më të madhe se kurrë më parë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume