Para pak çastesh ka nisur mbledhja e parë e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm – Kryesisë Qendrore të Bashkimit Demokratik për Integrim, e cila po mbahet në selinë qendrore të partisë.
Mbledhjen e hapi kryetari i BDI-së, z. Ali Ahmeti, i cili aktualisht po u drejtohet anëtarëve të sapozgjedhur të Kryesisë Qendrore. Në fjalën e tij, Ahmeti pritet të theksojë prioritetet politike, organizimin e brendshëm të partisë si dhe sfidat e ardhshme në skenën politike, njofton TS.
Takimi po zhvillohet në një moment të rëndësishëm për BDI-në, pas përfundimit të proceseve të brendshme zgjedhore dhe ristrukturimit të organeve drejtuese të partisë.
Mgid