Futbollisti i njohur Xherdan Shaqiri ka marrë dritën jeshile për ndërtimin e vilës së tij të planifikuar në Rheinfelden, në kantonin Aargau, por me disa kushte të caktuara.

Vendimi përfundimtar i Gjykatës Administrative të Aargaut tashmë ka hyrë në fuqi ligjore, raportojnë mediat zvicerane, shkruan “albinfo.ch”, duke i dhënë fund një procesi të gjatë ligjor që kishte shoqëruar projektin.

Sipas “sda.ch”, objekti i ri do të përfshijë një apartament banimi, garazh, pishinë të jashtme dhe jacuzzi.


Megjithatë, gjykata ka vendosur që në dritare të instalohen perde, përfshirë edhe xhamat e shkallëve, si pjesë e kushteve të përcaktuara në vendimin e 20 tetorit.

Sekretari i qytetit të Rheinfeldenit, Roger Erdin, i konfirmoi agjencisë “Keystone-SDA” se vendimi anonim i Gjykatës Administrative lidhet pikërisht me projektin ndërtimor të Shaqirit.

Projekti, i cili ishte miratuar fillimisht nga autoritetet komunale në vitin 2022, u përball me kundërshtime.

Në janar 2024, Gjykata Administrative e kishte anuluar lejen e ndërtimit, pasi konstatoi se sipërfaqja e lejuar e zhvillimit të pronës ishte tejkaluar me 13 për qind.

Megjithatë, në mars të këtij viti, Gjykata Supreme Federale i dha të drejtë Shaqirit, duke rrëzuar vendimin e shkallës së parë.

Ajo vendosi se niveli i apartamentit në katin përdhes nuk duhet të përfshihej në llogaritjen e sipërfaqes së ndërtimit.

Pas këtij vendimi, çështja iu rikthye Gjykatës Administrative të Aargaut për të sqaruar aspektet e mbetura, duke hapur kështu rrugën që projekti i vilës së Shaqirit të realizohet.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com