Presidenti Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së kartës së gjelbër në SHBA pas një të shtëne masive në Universitetin Brown javën e kaluar, në të cilën mbetën të vrarë dy persona.

I dyshuari, një portugez i cili u gjet i vdekur të enjten, hyri në vend përmes programit të vizave të emigrantit të lotarisë së diversitetit (DV1) në vitin 2017 dhe iu dha një kartë jeshile, shkruan BBC.

Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, tha se e ka pezulluar skemën e vizave nën drejtimin e Trump për të “siguruar që asnjë amerikan të mos dëmtohet nga ky program katastrofik”.

Zyrtarët amerikanë thanë se besojnë se i dyshuari, 48-vjeçari Claudio Neves Valente, vrau gjithashtu profesorin portugez të Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, Nuno Loureiro, më herët këtë javë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com