Kreu i Task-Forcës së Shtëpisë së Bardhë për Kupën e Botës 2026, Andrew Giuliani, ka bërë të ditur se administrata amerikane po përgatit masa të gjera sigurie dhe mikpritjeje për të garantuar një turne të sigurt dhe të suksesshëm.

Giuliani theksoi se siguria mbetet prioritet:
“Do të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për ta bërë këtë Botëror të sigurt dhe të suksesshëm… Siguria dhe mikpritja do të mbizotërojnë.”

Ai paralajmëroi zero tolerancë për përdorimin e dronëve pranë stadiumeve gjatë Botërorit, duke iu referuar një rasti të mëparshëm të shkeljes së kufizimeve ajrore.

Për vizat, Giuliani konfirmoi se koha e pritjes në Turqi është reduktuar nga 16 muaj në vetëm 2, ndërsa në fillim të vitit 2026 do të nisë sistemi i posaçëm FIFA Priority Appointment Scheduling System (PASS) për mbajtësit e biletave të turneut, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij:
“Nëse keni biletë të Botërorit, do të mund të kaloni në krye të radhës për vizë.”

Shtetet e Bashkuara, së bashku me Kanadanë dhe Meksikën, do të presin 5 deri në 7 milionë vizitorë ndërkombëtarë, ndërsa 11 qytetet pritëse do të kenë ekipe federale koordinuese për të siguruar standarde të njëjta sigurie dhe organizimi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com