Shkëndija ka shkruar histori duke u renditur në vendin e 23-të në fazën e ligës së UEFA Ligës së Konferencës, një rezultat që i siguron kampionit të Maqedonisë së Veriut kualifikimin historik në fazën playoff të këtij kompeticioni evropian.
Tashmë vëmendja është kthyer tek shorti i raundit të ardhshëm, ku sipas rregullave të UEFA-s, kuqezinjtë kanë dy mundësi për kundërshtarin e tyre të play-off-it.
Shkëndija dhe KuPS-i finlandez do të përballen me njërin prej dy ekipeve: Samsunspor nga Turqia ose Lech Poznan nga Polonia.
Goli i shënuar në kohën shtesë nga AEK-u në fitoren ndaj Krajovës ishte vendimtar për renditjen finale, duke i mundësuar Shkëndijës të shmangë një sfidë shumë të vështirë me Crystal Palace nga Premier League.
Në rast se kuqezinjtë kalojnë këtë pengesë, në raundin pasues i pret një tjetër sfidë e madhe, përballë njërës nga dy skuadrat: Rayo Vallecano ose Shakhtar Donetsk.
Ky rrugëtim evropian tashmë ka hyrë në histori për Shkëndijën, por aventura duket se nuk ka përfunduar ende.