Me një super Ajet Rexhepi që ka shënuar plot 17 gola dhe me një sezon që mund të quhet pa hezitim sezon ëndrrash, Gjenerata U16 e Shkëndijës, e drejtuar nga trajneri i njohur Ismail Ismaili, po shkëlqen si kampione absolute e këtij edicioni. Me vetëm një humbje aksidentale, ndërsa të gjitha ndeshjet e tjera fitore bindëse, kjo skuadër ka vendosur standard të ri në Superligën e moshave informon Tetovasot.

Kjo gjeneratë përbëhet nga shumë lojtarë kualitativë, të udhëhequr nga kapiteni Valon Ramadani, mesfushori kreativ Fisnik Amiti, mbrojtësi i fortë Arian Isaku dhe shumë të tjerë që së bashku kanë krijuar një ekip dominues dhe të disiplinuar. Me 12 fitore, 36 pikë dhe një lojë të bukur, ata renditen pa konkurrencë në vendin e parë, duke lënë mbrapa ndjekësit më të afërt, Vardarin e Shkupit.

Deklarata e trajnerit Ismail Ismaili:
“Jam jashtëzakonisht krenar për këta djem. Ky sezon është rezultat i punës së tyre të palodhshme, disiplinës dhe karakterit të fortë që tregojnë çdo javë. Jemi bërë një familje dhe kjo ka bërë diferencën në fushë. Falënderoj lojtarët, prindërit dhe klubin për mbështetjen e vazhdueshme. Do të vazhdojmë të punojmë me përulësi deri në shpalljen zyrtare kampion.”

Në këtë ritëm, Shkëndija U16 është në rrugë të sigurt për t’u shpallur kampione pa konkurrencë – një arritje që e vulos këtë gjeneratë si njërën prej më të mirave të viteve të fundit.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com