SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal kundër S.J. (68) nga Ohri për dyshimin për kryerjen e veprës penale “ushtrim i transportit publik pa posedimin e licencës”.
Më 20 gusht 2025, në Ohër, nëpunës policorë zbuluan se nipi i të denoncuarit, duke përdorur një mjet të improvizuar transportues – një “tren” pa targa – kishte ushtruar aktivitet transporti publik sipas udhëzimeve dhe lejes së dhënë nga i denoncuari, pa poseduar licencë dhe pa dokumentacion të rregullt për mjetin.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.J. do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse. Ky informacion është raportuar nga TetovaSot.
Mgid