SPB Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër S.D. (29) nga Kumanova, pasi ka dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “prodhimi i paautorizuar dhe lëshimi në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Rasti daton më 21 qershor 2025, kur nëpunës policorë ndaluan një automjet pasagjerësh të markës “Passat”, të drejtuar nga i dyshuari. Gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti dhe sekuestroi sasi marihuane.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj S.D. do të ndiqen procedurat ligjore përkatëse.TS
Mgid