Më 30 nëntor dhe 1 dhjetor 2025, në Shkup, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria tetë persona në lokacione të ndryshme. Të arrestuarit janë: N.K. (23), P.Gj. (25), M.Z. (46), M.M. (21), T.T. (38), A.N. (36) dhe G.T. (44), të gjithë nga Shkupi, si dhe K.A.B. (20) nga Republika e Turqisë.
Gjatë kontrollit, tek të arrestuarit janë gjetur dhe sekuestruar sasi të ndryshme të drogës: materie pluhurore e bardhë, materie kokërrzore e bardhë, marihuanë, si dhe një peshore digjitale.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren parashtresat ligjore përkatëse.TS
Mgid