Një fëmijë tetëvjeçar nga fshati Vrapçisht i Gostivarit ka pësuar lëndime serioze pasi i ka shpërthyer një fishekzjarr në dorë. Rasti është denoncuar më 29.12.2025 në ora 15:10 nga Qendra Urgjente Gostivar.
Pas ndihmës fillestare mjekësore, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, fëmija është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Policia ka dalë në vendngjarje dhe po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.TS
Mgid