TetovaSot raporton se më 22.12.2025, rreth orës 15:00, në SPB Tetovë, një 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar për shumën prej 3.000 eurosh nga një person i gjinisë femërore, e cila është prezantuar si shtetase bullgare dhe me të cilën ka komunikuar përmes rrjeteve sociale.

Sipas denoncimit, ajo i kishte thënë se dëshironte të blinte një banesë në Tetovë, ndërsa më pas i kishte komunikuar se i janë sekuestruar para në vendkalimin kufitar. Një person tjetër, i prezantuar si komandant kufiri, i ka kërkuar pagesë prej 3.000 eurosh për lirimin e shumës. Pas transfertave të kryera, viktima ka humbur kontaktin me ta dhe ka kuptuar se ishte mashtruar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com