Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z. Menduh Thaçi, ka zhvilluar një takim me strukturat e Degës së PDSH-së në Zhelinë informon Tetovasot. Në këtë takim u diskutuan çështjet e mëtutjeshme organizative të degës, forcimi i strukturave partiake në terren, si dhe zhvillimet aktuale politike në vend.
Thaçi theksoi rëndësinë e koordinimit dhe angazhimit të vazhdueshëm të strukturave lokale për përballjen me sfidat politike dhe për realizimin e objektivave të partisë. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Degës së Zhelinës paraqitën qëndrimet dhe shqetësimet e tyre lidhur me situatën aktuale, duke shprehur gatishmërinë për intensifikimin e aktiviteteve partiake.
Takimi u vlerësua si konstruktiv dhe në funksion të rritjes së bashkëpunimit brenda strukturave të PDSH-së.TS


Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com