“Qëllimi është që gjatë kësaj jave të hyjmë në fazën e finalizimit të të gjitha ligjeve që duhet të ndryshohen. Ne tashmë e kemi zgjidhjen e propozuar, por pritnim të shohim si do të jenë reagimet e vetë sistemit, por edhe të opinionit”, deklaroi ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

“Po, qëllimi ynë është t’i mbyllim deri më 01.01.2026 dhe të fillojmë me implementimin, por ende po mendojmë nëse kjo të jetë më 1 janar apo më 1 shkurt, sepse nuk duam të imponojmë një zgjidhje që nuk është e përgatitur plotësisht për zbatim. Ne tashmë e kemi, por duam të jemi të sigurt se është zgjidhja e duhur. Ndoshta qytetarët do të vlerësojnë se u nevojitet edhe një muaj adaptimi, prandaj mund ta shtyjmë edhe një muaj më shumë”, theksoi Toshkovski.

“Qëllimi ynë është që qytetarët të jenë plotësisht të informuar.”

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com