Një tragjedi e rëndë është zbuluar pas zjarrit që shpërtheu mbrëmë në rrethin e një fabrike në zonën e Gazibabës në Shkup, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas njoftimit, më 13 dhjetor 2025, në ora 21:29, në SPB Shkup është raportuar se ka rënë zjarr në dy magazina, pronë e M.R. (46), të cilat ishin dhënë me qira personave të tjerë. Në vendin e ngjarjes ka intervenuar ekipi i Brigadës së Mbrojtjes Kundër Zjarrit të Qytetit të Shkupit, i cili ka arritur ta shuajë zjarrin.

Sot, më 14 dhjetor 2025, gjatë kryerjes së këqyrjes, në njërin nga objektet e djegura, i cili përdorej me qira nga M.A. nga Shkupi, është gjetur trupi i djegur i një personi të gjinisë mashkullore

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com