Dhjetëra shoferë minibusi sot bllokuan rrugën para Komunës së Gostivarit, duke shprehur revoltën e tyre për mosshlyerjen e borxheve nga ana e komunës. Mbi 30 transportues, të angazhuar për transportin e nxënësve, deklarojnë se nuk kanë marrë pagesat që nga muaji mars, ndërsa borxhi i komunës ndaj tyre arrin në dhjetëra mijëra euro.

“Kemi ardhur të kërkojmë para tona. Nga viti i shkuar, muaji i tretë nuk na kanë lëshuar. Pasi paralajmëruam protestën na lëshuan pagesën vetëm për muajin e tretë por nga viti i kaluar, pa paguar jemi për muajin e tretë, muajin e katërt, i pestë dhe i gjashtë viti i shkuar pa paguar edhe tani që kur kemi filluar jemi pa u paguar. Dhjetë kombi kam vetëm unë, mbi 30 jemi të gjithë. Ne nxënësit i kemi bartur kemi marrë naftë, dhe në pyetje është borxhi vetëm ndaj meje prej rreth 80 000 euro”, tha Zulgani Rufati, Transportues.

“Komuna e Gostivarit nuk na ka paguar që nga marsi, sot na lajmëruan kanë lëshuar për një muaj para, por deri më sot asnjë denarë nuk kemi parë. Ne do vazhdojmë të bojkotojmë deri sa të na lëshohen mjetet. Kërkojmë sqarim nga komuna thonë se nuk kanë para”, u shpreh Tërpkush Serafimovski, Transportues.

“Nëse nuk na paguajnë deri para vitit të ri ti pastrojnë krejt, ne çdo ditë do bllokojmë rrugën dhe komunën do e bllokojmë nuk i lejmë punëtorët të hyjnë në punë. Kemi harxhime të mëdha, defekte por ne nxënësit kemi bë çka kemi bë nxënësit në kohë i sjellim, e këta tallen me neve na rrejnë, sot nesër veç na rrejnë. Nuk do vazhdojmë t’i bartim nxënësit. Plus punëtorëve të komunës do iu shkojmë nëpër shpi si lejmë rehat ta dinë se nuk durohet më”, theksoi Xhemail Xhemaili, Transportues.

Kërkuam sqarim edhe nga komuna e Gostivarit por pa përgjigje. Ndërkohë, transportuesit e nxënësve të Gostivarit, nga dita e nesërme do futen në bojkot dhe nuk do ti bartin nxënësit./ Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com