Tregtia e shërbimeve e Kinës ruajti një rritje të qëndrueshme në 10 muajt që lëmë pas të këtij viti. Vlera totale e import-eksportit arriti në gati 6.58 trilion juanë (rreth 930.5 miliardë dollarë), një rritje me 7.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur të mërkurën Ministria e Tregtisë.
Specifikisht, eksportet e shërbimeve u rritën 14.3% deri në mbi 2.9 trilion juanë gjatë kësaj periudhe, ndërsa importet u rritën 2.6% deri në më shumë se 3.67 trilion juanë, sipas të dhënave të Ministrisë. Vlen të përmendet se deficiti tregtar i shërbimeve u ngushtua me 269.39 miliardë juanë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Shërbimet me njohuri intensive patën rritje të vazhdueshme në tregti, me importet dhe eksportet që arritën gati 2.51 trilion juanë me një rritje vjetore prej 6.4% .
Tregtia e shërbimeve të udhëtimeve arriti në gati 1.81 trilion juanë, një rritje prej 8.5% të krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, të dhënat zbuluan se eksportet e shërbimeve të udhëtimeve u rritën me 52.5% gjatë kësaj periudhe.