Në frymën e festave të Vitit të Ri dhe solidaritetit, në drejtorinë e EVN Maqedoni u mbajt tregu i dytë bamirës i festave, këtë herë me moton „Festat janë më të bukura kur i ndajmë me të tjerët“. Ngjarja u realizua përsëri me idenë, iniciativën dhe organizimin e punonjësve të kompanisë.
Ashtu si në edicionin e mëparshëm, para tregut u mblodhën donacione në forma të ndryshme materiale nga punonjësit, të cilat gjatë ngjarjes u blenë nga kolegët e tyre. Në bazar u shitën mbi 200 artikuj, përfshirë rroba, mobilje dhe punime artizanale. Të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për qëllime humanitare.
Përveç kësaj iniciative, EVN Maqedoni edhe këtë vit, tradicionalisht para festave të Vitit të Ri, realizoi donacione për Kishën Ortodokse Maqedonase (KOM), Bashkësinë Fetare Islame (BFI) dhe Kishën Katolike.
EVN Maqedoni mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësisë së saj shoqërore dhe vazhdimisht investon në iniciativa që kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Kompania mbështet projekte të ndryshme të orientuara drejt ndihmës dhe mbështetjes së kategorive më të cenueshme të qytetarëve.