“Sipas Ligjit për duhanin dhe produktet e duhanit, sezoni i blerjes mund të fillojë më së hershmi më 15 nëntor, ndërsa afati i fundit për fillimin e blerjes është 15 dhjetori. Në këtë moment nuk është tejkaluar afati ligjor për nisjen e blerjes së duhanit. Sipas informacioneve të fundit që po i marr nga Unioni, nga terreni dhe nga vetë bujqit, shumica e kompanive tashmë kanë filluar me blerjen e duhanit nga ky rendiment,” theksoi ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski, në emisionin “Klik Plus” në TV21.

Ai bëri të ditur se, sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, deri më tani janë blerë mbi një milion kilogramë duhan.

“Prej këtyre mbi një milion kilogramëve, rreth 967.000 kilogramë janë blerë si kategori e parë, ndërsa një sasi shumë e vogël si kategori e dytë dhe e tretë. Çmimi mesatar i blerjes për kilogram është 419 denarë, që është rreth 19–20 denarë më i lartë se sezoni i kaluar, ku përfundoi me 400 denarë për kilogram,” sqaroi ministri Tripunovski.

Ministri shtoi se pret që ky sezon i blerjes të përfundojë me kohë dhe me vlerësim të drejtë të klasave të duhanit.

“Dëshiroj të theksoj se sivjet prodhuesit e duhanit kanë marrë mbështetje shtetërore për naftë të gjelbër me sasi të konsiderueshme, gjë që ndikon seriozisht në uljen e shpenzimeve të prodhimit,” theksoi ai.

Tripunovski theksoi se Ministria do ta ndjekë të gjithë procesin e blerjes së duhanit, ndërsa afati i fundit për përfundimin e blerjes është fundi i muajit shkurt.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com