Burime të TS bëjnë të ditur se ish-kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, mund të rikthehet në skenën politike lokale si kandidat i mundshëm i koalicionit VLEN për zgjedhjet e ardhshme në këtë komunë.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

Bejta, i cili më herët ka udhëhequr Gostivarin nga radhët e BDI-së, shihet si një emër që mund të rihapë garën dhe ta bëjë atë shumë më interesante. Sipas burimeve, ai konsiderohet si figurë që mund të tërheqë një pjesë të rëndësishme të votave pikërisht nga elektorati tradicional i BDI-së, duke e bërë garën shumë më të paqartë dhe dinamike raporton Tetovasot.

Situata në Gostivar dhe në komunën fqinje të Vrapçishtit është veçanërisht e ndërlikuar, pasi të dyja komunat do të shkojnë në rivotim për shkak të mosarritjes së cenzusit në zgjedhjet e fundit lokale. Kujtojmë se në raundin e kaluar, kandidati i Aleancës për Shqiptarët (AKI), Valbon Limani, kishte krijuar një diferencë të madhe votash ndaj kundërkandidatit të tij, por rezultati mbeti i pavlefshëm për shkak të daljes së ulët në votime.

Rikthimi i mundshëm i Nevzat Bejtës pritet t’i japë zgjedhjeve të reja një dimension të ri politik dhe një rivalitet shumë më të fortë midis subjekteve që synojnë kontrollin e Gostivarit. Atmosfera zgjedhore pritet të nxehët së shpejti, ndërsa vendimi përfundimtar për kandidaturën e Bejtës mbetet në duart e strukturave të VLEN-it.TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com