Uji në Shkup është i sigurt për t’u pirë, tregojnë të dhënat nga analizat e bëra në 187 mostra nga 42 vende matëse.

“Sektori për kontroll sanitar në periudhën prej 24 deri më 28 nëntor mori 187 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 187 mostra për analizë mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 42 vende matëse në Qytetin e Shkupit. Në pajtim me rezultatet e fituara nga hulumtimet, të gjitha mostrat i përgjigjen Rregullorespër kërkesa për siguri dhe cilësi të ujit të pijshëm”, informojnë nga NP “Ujëjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Ndërmarrja publike, siç theksojnë nga atje, me qëllim të informimit të mirë të qytetarëve të Qytetit të Shkupit, këto të dhëna i publikon të dielën në raportin për cilësinë dhe sigurinë e ujit të pijshëm, të marrë nga analizat e kryera në Sektorin për kontroll sanitar.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com