Komisioni Rregullator i Energjetikës ka marrë vendim për uljen e çmimit të transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë elektrike, gjë që do ta ulë faturën përfundimtare të qytetarëve me rreth 1 përqind.

Pjesa e faturës që rregullohet nga Komisioni përbën rreth 36 për qind, pra afërsisht një të tretën e çmimit të përgjithshëm, ndërsa furnizuesi universal EVN Home së shpejti do të llogarisë dhe shpallë çmimin e ri përfundimtar që do të vlejë për qytetarët nga 1 janari i vitit të ardhshëm.

“Në vitin 2026 çmimi për transmetimin e energjisë elektrike ulet me 2,67%, çmimi i operatorit të tregut të energjisë elektrike ulet me 3,4%, ndërsa çmimi për shpërndarjen e energjisë elektrike nga kompania e shpërndarjes ulet me 3,64 përqind. Këto vendime sigurojnë që kompanitë të mbulojnë shpenzimet e tyre, të realizojnë investimet e miratuara, si dhe të mbulojnë shpenzimet për blerjen e humbjeve të energjisë elektrike në rrjetin përkatës”, tha Marko Bislimovski – kryetar i KRRE-së./ Alsat.mk

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com