Manchester Unitedi ka lëshuar pikë më vendin e fundit në tabelë, pas barazimit me Wolves në shtëpi.

Në ndeshjen e luajtur në “Old Trafford”, Unitedi barazoi 1-1 me Ëolvesin, i cili është në vendin e fundit – apo të 20-të – në renditje.

Ishin “Djajtë e Kuq” që dolën të parët në epërsi, me anë të Joshua Zirkzee në minutën e 27-të të ndeshjes.


Në përfundim të pjesës së parë, Ladislav Krejci shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë, Unitedi nuk arriti më të tund rrjetën e portës së Jose Sa, dhe kështu lëshon pikë në Premierligë, pas fitores ndaj Newcastle xhiron e kaluar.

Me këtë pikë, Unitedi shkon në 30 pikë, në vendin e gjashtë në tabelë.

Ndërkohë, kjo ishte pika e parë e “Ujqërve” pas 11 ndeshjesh me humbje radhazi.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com