Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një 28-vjeçar nga fshati Poroj, pasi i njëjti ka goditur me veturë një zyrtar të policisë. Paraprakisht, polici kishte kërkuar që personi në fjalë të ndalohej për kontroll.

revive-zoneid="212" data-revive-ct0="{clickurl_enc}" data-revive-id="935b907f801750abfe73f018697a3320">

“Më 19.12.2025 në ora 12:50, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin E.A. (28) nga fshati Poroj, sepse i njëjti tek rrethrrotullimi i rrugës “Ilinden” me rrugës “Iliria” në Tetovë me automjetin “Audi” me targa të Tetovës, nuk ka ndaluar në shenjën e dhënë ,,stop” dhe me automjetin ka goditur një zyrtar policor, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas ndërmarrjes së masave, ai është gjetur dhe privuar nga liria, ndërsa zyrtarit policor i janë konstatuar lëndime trupore në Spitalin Klinik të Tetovës. Pas dokumentimit të rastit, kundër E.A. do të parashtrohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com