Vendi ynë po fiton çdo ditë e më shumë besimin e partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit të biznesit. Pjesëmarrja e ministrit të Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në panelin për investimet e huaja në Berlin është dëshmi se Maqedonia e Veriut po rikthehet si destinacion serioz për investitorët. Kontributi i ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, në të njëjtin diskutim, e forcoi edhe më shumë mesazhin se vendi po ecën me hapa të qëndrueshëm drejt standardeve bashkëkohore dhe praktikave europiane të qeverisjes.

Reformat që po zbatohen digjitalizimi, modernizimi industrial, nxitja e inovacionit dhe forcimi i kapitalit njerëzor po krijojnë një klimë ekonomike të parashikueshme dhe transparente, pikërisht ashtu siç u ishte premtuar qytetarëve. Modeli i ri i mbështetjes financiare që nis në vitin 2026 tregon se vendi më në fund po orienton resurset drejt vlerës së shtuar, punës cilësore dhe investimeve që sjellin zhvillim real.

Me VLEN-in, rezultatet janë të prekshm. Më shumë besim, më shumë interes nga investitorët dhe qasje qeverisëse që vendos në qendër qytetarin. Ky është ritmi i ri i punës që siguron perspektivë të barabartë për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët, duke dëshmuar se ndryshimi i premtuar është kthyer në veprim dhe në rezultate konkrete.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com