Forumi Rajonal kundër Korrupsionit i mbajtur në Shkup e bëri të qartë një të vërtetë që për vite u fsheh pas propagandës se shteti funksionon vetëm kur integriteti nuk negociohet. Mesazhi i zv/kryeministrit Arben Fetai ishte i prerë se korrupsioni nuk luftohet me fjalë, por me rikuperim pasurie, me institucione që punojnë dhe me sisteme digjitale që nuk i lënë hapësirë abuzimit.
Për 20 vjet, qytetarët dëgjuan vetëm premtime dhe panë se si institucionet u kthyen në pronë partiake të një grupi të privilegjuarish. Sot, më në fund, po vendoset një standard i ri që i shkëput institucionet nga ndikimet partiake dhe i kthen ato në shërbim të ligjit.
VLEN beson se Ballkani Perëndimor nuk mund të ecë përpara me fjalime që tingëllojnë bukur; rajonit i duhen mekanizma që nuk i lënë hapësirë askujt të manipulojë, institucione që s’kapen më dhe bashkëpunim ndërkufitar që zbulon abuzimet, jo që i arnon ato. Vetëm kështu lufta kundër korrupsionit ndahet nga propaganda dhe kthehet në rezultat të matshëm.
Deklarata e Shkupit është fillimi. Sfida e vërtetë është zbatimi.
VLEN mbetet i përkushtuar që kjo betejë të mos kthehet më në retorikë, por në politikë shtetërore me llogaridhënie të vërtetë.