Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se tani më shumë se kurrë ekziston mundësia që t’i jepet fund luftës në Ukrainë.
Duke folur në një konferencë për media në Irlandë, pas takimit me homologun e tij irlandez, Zelensky ka thënë se ka ende disa aspekte që duhet të përpunohen.
“Tani më shumë se kurrë, ekziston një shans për t’i dhënë fund kësaj lufte”, ka thënë Zelensky gjatë konferencës të martën.
Ai ka shtuar se territori, asetet e ngrira ruse dhe garancitë e sigurisë, janë çështjet kryesore në bisedimet e paqes.
Lidhur me planin e paqes, Zelensky ka thënë se SHBA-ja po ndërmerr “hapa seriozë” për t’i dhënë fund luftës.
I dërguari special i presidentit Trump, Steve Witkoff, po qëndron në Moskë për t’u takuar me Putinin lidhur me planin e paqes të mbështetur nga SHBA-ja.
Putin ka treguar pak dëshirë për kompromis duke besuar se Rusia po fiton në fushën e betejës, raporton BBC.
Ndërkohë, ushtria e Ukrainës thotë se luftimet po vazhdojnë në qytetin kyç lindor të Pokrovskut, pasi Kremlini pretendoi se forcat e saj e kishin marrë atë.