Juventusi ka vazhduar edhe sot përgatitjet për ndeshjen e së shtunës ndaj Pisas në Serie A.

Mirëpo, gjatë stërvitjes së sotme, dy yje të skuadrës kanë munguar.

Bëhet fjalë për yllin e Kosovës, Edon Zhegrovën dhe mbrojtësin brazilian, Gleison Bremer.


“Tuttomercatoëeb” raporton se nuk ka shqetësim të menjëhershëm, pasi mbrojtësi brazilian po ndjek një program individual dhe një ngarkesë të specializuar pas rikthimit nga një dëmtim afatgjatë.

Edon Zhegrova mungoi në stërvitje pasi ka pasur temperaturë të lehtë, raporton tutje medium italian.

Zhegrova luajti në ndeshjen e fundit ndaj Romës për më shumë se 30 minuta, pasi e zëvendësoi Francisco Conceicaon e lënduar.

Ai ishte faktor kyç në golin e dytë të Juventusit – i shënuar nga Lois Openda – mirëpo bëri një gabim te goli i pësuar. Ndeshja përfundoi 2-1 për Juventusin.

Lojtarët e tjerë të dëmtuar që nuk morën pjesë ishin Cabal, McKennie, Conceicao, Vlahovic, Gatti dhe Pinsoglio.

Juventusi luan ndaj Pisas të shtunën në mbrëmje në “Arena Garibaldi”, me fillim nga ora 20:45.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com