Më 04.12.2025 në orën 07:50 në Departamentin për Punë të Brendshme Gostivar është raportuar për një zjarr në një punëtori zdrukthëtarie në fshatin Vrapçisht, në pronësi të F.Z. nga i njëjti fshat.

Fatmirësisht, nga zjarrvënia nuk ka persona të lënduar. Me intervenimin e shpejtë të Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit Gostivar, flakët janë lokalizuar dhe shuar.

Një ekip hetimor nga DPB Gostivar ka kryer këqyrjen e vendngjarjes për të përcaktuar shkakun e zjarrit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com