Portali TetovaSot mëson se Zuli Demiri pritet të jetë kandidat i pavarur për komunën e Vrapçishtit në zgjedhjet e janarit. Demiri ka qenë drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, si kuadër i Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga Ziadin Sela.
Ende nuk dihet nëse nesër do të dorëzojë kandidaturën e tij dhe pse ai ka vendosur të kandidojë si i pavarur dhe jo në emër të ASH-së së Selës.
Nga ana tjetër, ASH-ja e udhëhequr nga Ziadin Sela është shkëputur nga koalicioni AKI, i përbërë nga Ali Ahmeti, Arben Taravari dhe Skender Zejd Rexhepi.
Mbështetja që Sela pritet t’i japë Demirit shihet si një formë hakmarrjeje politike ndaj Arben Taravarit dhe Isen Shabanit
Ndryshe AKI-ja do të garojë me Isen Shabanin si dhe VLEN pritet të zyrtarizojë kandidaturën e të besuarit aktual të qeverisë?