Ditët e fundit Shangai zhvilloi mbledhjen e përmirësimit të mjedisit të biznesit. Një mbledhje të tillë metropoli kinez e ka zhvilluar për nëntë vjet me radhë, ndërsa këtë herë ajo është ngritur në nivelin e “mbledhjes së parë të vitit 2026”.

Në mbledhje u publikua dokumenti “Plani i veprimit i Shangait për përshpejtimin e krijimit të një mjedisi biznesi të nivelit të parë ndërkombëtar (2026)”.

Siç mësohet, ky plan është përqendruar te 26 masa në katër drejtime, duke mbuluar të ashtuquajturin “shërbim me cikël të plotë jete për ndërmarrjet”. Kjo, sipas sipërmarrësve dhe analistëve, tregon vullnetin e vendosur të Shangait për të përballuar pasiguritë e tregut ndërkombëtar me sigurinë e tregut vendor dhe është një nismë pozitive për zbatimin e planit të 15-të 5-vjeçar.

Drejtori ekzekutiv i grupit danez “Trayton” u shpreh që “punët e bashkisë së Shangait janë shumë praktike dhe shumë sugjerime nga Dhoma Daneze e Tregtisë në Kinë janë përmendur në këtë mbledhje. Mbledhja trajtoi shumë probleme konkrete të dala gjatë zhvillimit të ndërmarrjeve, si edhe paraqiti projekte konkrete zbatimi. Kjo ka për synim zhvillimin me cilësi të lartë!”

Foto nga VCG

26 masat në katër drejtime kryesore janë si një rrjet shërbimi i përpiluar me saktësi. Synimi është i qartë: të lehtësohet zhvillimi me “cikël të plotë jete” i ndërmarrjeve. P. sh., “zgjerimi i shërbimit të integruar të ‘një çështjeje’ ” dhe “përmirësimi i shërbimit të plotë në përfitim të ndërmarrjeve” janë dy masa të sakta që fokusohen drejtpërdrejt te pikat problematike në funksionimin e ndërmarrjeve, si “procedurat e shumta” dhe “politikat e shpërndara”. Krahas kësaj, “përmirësimi i mbikëqyrjes” dhe “kontrolli e rregullimi i akuzave për përfitime” lidhen me “kostot e padukshme” të ndërmarrjeve (zakonisht janë ndërhyrje dhe shtrëngime me qëllim të keq që ndikojnë në biznesin normal të ndërmarrjeve).

Nga rregullimi i pagesave tepër të larta për ndërmjetësimin e financimit, deri në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale dhe në thellimin e menaxhimit ndaj konkurrencës së parregullt … Shangai po konsolidon bazën e konkurrencës së ndershme me masa më të vendosura.

Në fakt, zhvillimi i një mbledhjeje të tillë dhe publikimi i dokumentit në këtë drejtim kanë lëshuar një sinjal të qartë e të fortë për mbështetjen e zhvillimit të ndërmarrjeve në këtë metropoli të Kinës Lindore. Kjo ndihmon që ndërmarrjet në Shangai të përpiqen për arritjen e objektivave të tyre afatmesëm e afatgjatë në tregun e madh të Kinës.

Presidenti i kompanisë “Aptiv” ka marrë pjesë shumë herë në këtë mbledhje. Ai u shpreh: “Strategjia e kompanisë ka evoluuar nga ‘Kina për Kinën’ në ‘Kina për botën’. Më pas, ‘Aptiv’ do të shtojë investimet në Kinë dhe, me Shangain si shtyllë, do të zhvillojë biznesin ‘bota për botën’, duke e forcuar kërkimin e zhvillimin në Shangai dhe duke e zgjeruar më pas deri në tregun global.”

Foto nga VCG

Një zyrtar i Komisionit të Zhvillimit dhe Reformës të Shangait u shpreh që sivjet është viti i 9-të që Shangai zbaton përmirësimin e mjedisit të biznesit. Synimi i të gjitha punëve të tyre është që të bëhet çdo masë më favorizuese, më e barabartë dhe më e prekshme.

“Shpresojmë që me këto masa të kemi një mjedis biznesi të përmirësuar më tej dhe një nisje të mbarë dhe të përshpejtuar të periudhës së planit të 15-të 5-vjeçar,” deklaroi ky zyrtar. (Jiang Lei)

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com