Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe homologia e saj japonez Sanae Takaichi zhvilluan një takim miqësor në Tokio, një ditë pas ditëlindjes së saj të 49-të.

Takaichi zhvilloi një pritje miqësore ku nuk munguan as torta dhe atmosferë festive për ditëlindjen e Melonit. Të dy kryeministret bënë një selfie së bashku, të cilën udhëheqësja italiane më vonë e postoi në një version anime.

“Dy kombe të largëta, por gjithnjë e më afër. Miqësi dhe harmoni”, shkroi Meloni bashkëngjitur me foton.

Kryeministrja japoneze këndoi “Gëzuar ditëlindjen” në italisht dhe i ofroi Melonit një tortë me qirinj, ndërsa i dha edhe një palë vathë, duke e përshkruar atë si “elegante”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume