Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar mbi 70% të vendvotimeve, kurse procesi i runumërimit të fletëvotimeve është duke vazhduar sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen.
“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e hënë, 26 janar 2026, ora 16:00) janë rinumëruar mbi 70% apo 1,804 nga 2,557 vendvotime. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/ në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për portalin rtv21.tv/21Media
Mgid