Një defekt teknik në sistemin e qarkullimit të ujit, shkaktoi avull të fortë dhe kollë, tek klientët në një pishinë hoteli në Ohër. Katër persona u dërguan në Spitalin e Përgjithshëm të Ohrit pas një arome të fortë dhe depërtuese e klorit, që u ndje në një pishinë hoteli në qytet, që u shoqëruar me avull të shtuar.
Incidenti u paraqit nw Sektorin e Policisë së Ohrit, më 19 janar rreth orës 17:30. Sipas informacioneve, personat që ndodheshin aty i kaploi kola e fortë, gjë pas së cilës u kërkua ndihmë mjekësore.
Të lënduarit u mbajtën në spital për trajtim, por, siç informojnë autoritetet, ata janë jashtë rrezikut.
Pas kontrolleve të ndërmarra, u përcaktua se kishte një problem teknik në sistemin e qarkullimit të ujit të pishinës. Një kompani e autorizuar ndërhyri dhe zëvendësoi pjesën difektoze të sistemit, gjë që e vuri situatën nën kontroll.
Shërbimet kompetente njoftuan se masat për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes po vazhdojnë, pas së cilës do të paraqitet një raport përkatës.