84-vjeçari nga një fshat i komunës së Vrapçishtit akuzohet për zhvatje, mori 5.000 euro nga e afërmja
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër J.J. (84) nga një fshat në komunën e Vrapçishtit, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “zhvatje”. Gjatë muajit korrik 2025, i dyshuari me kërcënim ka kërkuar dhe ka marrë 5.000 euro nga një person i gjinisë femërore – e afërme e tij, ndërsa pasi ajo ka kërkuar t’ia kthejë paratë, ai ka ndërprerë komunikimin me të.
Mgid