Sot Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, realizoi një takim të frytshëm dhe miqësor me Ambasadoren e Norvegjisë, znj. Kristin Melsom, e akredituar për Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi, me seli në Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë në Beograd.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend, në rajon dhe më gjerë, si dhe për proceset integruese, stabilitetin rajonal dhe perspektivën evropiane të vendit.

Kryetari Ahmeti theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian është i domosdoshëm dhe se ky proces duhet të realizohet sa më parë, si interes strategjik për qytetarët dhe për të ardhmen evropiane të vendit

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com