“Unë nuk kam hyrë në këtë fushë veprimtarie për të përcjell kryeministra”, kështu tha në Click Plus lideri i BDI-së Ali Ahmeti kur u pyet nëse do ta përcjell edhe Hristijan Mickoskin si kryeministër. Ahmeti tha se për 22 vite kanë përfaqësuar shqiptarët, ndërkohë që të tjerët i kanë humbur zgjedhjet dhe për këtë, tha s eka përcjell 8 ose 9 kryeministra.
“Unë nuk kam hyrë në këtë fushë veprimtarie për të përcjell kryeministra, por më ka rastisur që, shqiptarët në Maqedoni e kanë votuar BDI-në deh si forcë legjitime sigurisht se kemi qenë përfaqësues legjitim dhe kemi përfaqësuar shqiptarët për këto 22 vite dhe sigurisht të tjerët nuk kanë fituar zgjedhje dhe ato i kemi përcjell si kryeministra, 8 apo 9 nuk e di”, tha Ahmeti.
E për takimin me Mickoskin, që të dakordohet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, Ahmeti e mohoi që siç tha, më parë është dakorduar që zgjedhjet e parakohshme të mbahen me zgjedhjet lokale por që më pas nuk gjetën një mes.
