Aksion i madh kundër mashtrimeve tatimore: Arrestohen mbi 10 persona, mes tyre edhe punonjës të DAP-it
Në një aksion të madh të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, pasditen e sotme janë arrestuar disa persona të dyshuar për mashtrime tatimore në përmasa të mëdha.
Një pjesë e të dyshuarve janë të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, ndërsa jozyrtarisht bëhet e ditur se janë arrestuar mbi 10 persona.
Nën udhëheqjen e një prokurori publik nga PTHP për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, hetuesit, me asistencë të zyrtarëve policorë nga MPB, po kryejnë bastisje në disa lokacione në vend dhe po sigurojnë persona të dyshuar për shoqërim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe evazion tatimor në përmasa të mëdha, njoftojnë nga Prokuroria, nga ku paralajmërojnë se gjatë ditës do të ketë më shumë informacione.