ë tubimin përmbyllës të Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), të mbajtur sonte në Gostivar, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, mbajti një fjalim me tone të forta politike në mbështetje të kandidatit për kryetar komune, Valbon Limani.

Duke iu referuar kundërshtarëve politikë, Ahmeti theksoi se “Nevzat Bejta duhet ta dijë se as valet e detit dhe as valet e Valbonit nuk ndalen”, duke nënvizuar vendosmërinë e koalicionit për ta çuar misionin deri në fund dhe për të dëshmuar se është në anën e drejtë, njofton TS.

Ai u shpreh se qytetarët e Gostivarit, Malësisë dhe vendbanimeve përreth që ka takuar gjatë fushatës janë të bindur se rruga që po ndjek Aleanca Kombëtare për Integrim është rrugë progresi dhe zhvillimi për të gjithë qytetarët, pa dallime ideologjike, politike apo kombëtare.

“Askush nuk bën mirë të rreshtohet në anën e regresit. Vendimmarrja duhet të jetë aty ku është progresi”, deklaroi Ahmeti, duke theksuar se shumica dërrmuese e qytetarëve janë të përcaktuar qartë për këtë drejtim.

Tubimi përmbyllës i AKI-së në Gostivar u zhvillua në një atmosferë entuziaste dhe shënoi finalen e fushatës zgjedhore për komunën e Gostivarit, në prag të zgjedhjeve të 11 janarit, ku qytetarët pritet të vendosin për drejtimin e ardhshëm të komunës./TS

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com