“Sot përkujtoj 4-vjetorin e ndarjes nga jeta të revolucionarit Rafi Halili, një personalitet i rëndësishëm i organizimit politik dhe kombëtar të shqiptarëve.
Rafi Halili ishte pjesë e përpjekjeve të pandërprera për liri, drejtësi dhe barazi, duke dhënë një kontribut të çmuar në ngritjen e vetëdijes kombëtare, si dhe në veprimin politik e revolucionar të kohës. Ai drejtoi organizatën revolucionare “Kushtrimi i Lirisë”, si dhe gazetën me të njëjtin emër, e cila shërbeu si organ i kësaj organizate dhe zë i rezistencës politike të asaj kohe.
Si bashkëveprimtar dhe shok i Rexhep Malës e Gafurr Lokut, Rafi Halili i përkiste brezit që e kuptoi se ndryshimi kërkon guxim, përkushtim dhe sakrificë, duke e shndërruar idealin kombëtar në veprim konkret politik.
Sot e kujtoj me respekt të veçantë jo vetëm Rafi Halilin, por edhe jetën dhe veprën e tij, të cilat mbeten pjesë e trashëgimisë sonë kolektive dhe frymëzim për brezat që vazhdojnë rrugën e angazhimit për dinjitet dhe barazi.
Lavdi jetës dhe veprës së tij” ka shkruar Ali Ahmeti








