Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar ashpër lidhur me ligjëratën e mbajtur në Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, duke shprehur shqetësim për mënyrën se si çështje jashtëzakonisht të ndjeshme historike dhe gjyqësore prezantohen para nxënësve.

Sipas Ahmetit, ushtria Çlirimtare e Kosovës lindi si një domosdoshmëri historike dhe si përgjigje ndaj shtypjes sistematike, duke qenë një luftë për liri dhe dinjitet, jo një projekt kriminal. Ai thekson se kjo e vërtetë nuk mund të shtrembërohet ose relativizohet përmes interpretimeve selektive, njofton TS.

Ahmeti ka theksuar gjithashtu se proceset gjyqësore duhet të zhvillohen në institucionet përkatëse, me respekt të plotë për parimin e pafajësisë, ndërsa shkollat duhet të mbeten hapësira të dijes së balancuar, ku të rinjtë informohen pa paragjykime dhe pa imponim narrativesh.

“Kujtesa historike ndërtohet me përgjegjësi dhe të vërteta. Brezat e rinj meritojnë qartësi, kontekst dhe respekt për sakrificën që solli lirinë”, ka deklaruar lideri i BDI-së, duke nënvizuar se gjykatat duhet të reflektojnë mbi këto qasje që mund të deformojnë procesin dhe perceptimin historik.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com