Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të nënës Xhantape Duraku, nënës së bashkëveprimtarit dhe shokut të tij, Sadulla Duraku informon Tetovasot.
Ahmeti shprehet se lajmin e ka marrë me dhimbje të madhe, duke e cilësuar nënën Xhantape si një grua fisnike që hapi portat e shtëpisë së saj për ushtarët e lirisë në ditë të vështira për vendin dhe popullin shqiptar.
“Ajo i priti me këshilla, me bukë e me ujë, duke u bërë shembull i një nëne autentike shqiptare, e urtë dhe e mençur, që me sakrificën dhe qëndrimin e saj la gjurmë të pashlyeshme”, shkruan Ahmeti.
Në fund të mesazhit, lideri i BDI-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Sadulla Durakut, familjes Duraku dhe të gjithë të afërmve, duke uruar që kujtimi për nënën Xhantape të jetë i përjetshëm.
“Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me paqe të përjetshme”, përfundon reagimi.
Mgid