Zyrtarë policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria dy persona në orët e hershme të mëngjesit. Siç raporton Tetovasot, më 02.01.2026 rreth orës 01:15, në rrugën “Ilinden” në Gostivar dhe në fshatin Çajlë, janë arrestuar J.Z. (27) nga fshati Banjicë e Poshtme dhe H.A. (31) nga Gostivari, pasi gjatë kontrollit tek ta janë gjetur dhe sekuestruar kokainë dhe marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të përgatiten parashtresat përkatëse.
Mgid