Gjatë ditës së djeshme, policia arrestoi 2 persona për peshkim të paligjshëm, përcjell TV21. Gjatë aksionit u sekuestruan 106.8 kg peshk dhe 6 rrjeta peshkimi. Sipas autoriteteve, peshqit u konsideruan si të prishur dhe u shkatërruan.

“Më 09.01.2026 në orën 19:30, nga punonjës të policisë së Stacionit për Punë Kufitare Ohër-Liqeni i Ohrit, në kuadër të Qendrës Rajonale për Punë Kufitare Perëndim, u arrestuan D.K. dhe N.S., të dy nga fshati Peshtan, Ohër. Gjatë marrjes së masave të shtuar dhe kontrolleve në ujërat e Liqenit të Ohrit për periudhën e ndaluar për peshkim të peshqve si trofta, belvica dhe anguila, policia në koordinim me shërbimin e mbrojtjes së peshkut, rreth 100 metra larg bregut në Peshtan gjeti një varkë me D.K. dhe N.S. Gjatë kontrollit në objektin lundrues u gjetën gjashtë rrjeta peshkimi me gjatësi rreth 720 metra, me një kapje prej 585 copë belvica, me peshë totale 106.8 kg. U njoftua prokurori publik dhe sipas udhëzimeve të tij, personat u arrestuan dhe u dërguan në Stacionin për Punë Kufitare Ohër-Liqeni i Ohrit për procedura të mëtejshme. Objektet dhe varka u sekuestruan, ndërsa kapja, sipas vlerësimit të ekspertëve të Institutit Hidrobiologjik të Ohrit, ishte në fazë prishjeje dhe, sipas udhëzimeve të inspektorit të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, u dorëzua te Shoqata e Gjuetarëve të Ohrit, ku me praninë e policisë u shkatërrua në vend të përshtatshëm”, thonë nga MPB.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com