Policia njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme, në Gostivar është arrestuar një i arratisur nga burgu i Idrizovës, përcjell TV21. Sipas njoftimit, personit në fjalë i kanë mbetur vuajtje me 1,4 vjet burg, nga gjithsej 8 vjet që ishte dënuar.
“Më 06.01.2026 në orën 21:20, punonjës policie nga DPB-Gostivar, në rrugën “Ilinden” në Gostivar, arrestuan L.H. (33) nga Gostivari, i cili ishte në kërkim me urdhër arresti gjyqësor për arratisje nga burgu “Idrizovë”. Ai kishte ende një vit e katër muaj nga dënimi total prej tetë vjetësh, për të cilin ishte dënuar për kryerjen e veprave penale sipas neneve 237, 215, 382 dhe 186 të Kodit Penal. I arrestuari u dërgua në burgun “Idrizovë” për të vazhduar vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.