Një 23-vjeçar nga Tetova është arrestuar mbrëmë nga policia, nën dyshimin se ka qenë i përfshirë në një sulm të dhunshëm në qytet. Siç informojnë nga SPB Tetovë, më 19.01.2026 rreth orës 20:10, në lagjen Drenovec është privuar nga liria R.E., i identifikuar si udhëheqës i një grupi tifozësh.

Sipas policisë, rreth orës 19:20 në rrugën “Ivo Lola Ribar”, R.E. bashkë me disa persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht dy persona nga Shkupi, A.J. (22) dhe D.P. (22), duke përdorur edhe sende të forta. Si pasojë, A.J. ka pësuar lëndime trupore, ndërsa është dëmtuar edhe automjeti i tyre “Mazda 3”.

Nga SPB Tetovë bëjnë të ditur për Tetovasot se i dyshuari është ndaluar në stacion policor, është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresë përkatëse.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com