Reagim – Aleanca për Shqiptarët (ASH)
Aleanca për Shqiptarët e përshëndet aksionin policor të zhvilluar në Bërvenicë, si një hap i domosdoshëm në luftën kundër krimit të organizuar. Megjithatë, ky rast hap një sërë pyetjesh serioze që kërkojnë përgjigje të qarta dhe transparente nga institucionet kompetente informon Tetovasot.
Së pari, ASH kërkon sqarim publik lidhur me afërsinë e personit S.Z., tek i cili janë gjetur armë dhe lëndë narkotike, me figura të larta politike. Sipas materialeve të publikuara në media, ky person shfaqet në fotografi me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski.
Pas gati dy vitesh qeverisje të koalicionit VMRO–VLEN, shtrohet pyetja thelbësore:
a ka ndikuar afërsia politike me VMRO-DPMNE-në që ky individ të gëzojë mbrojtje apo favore institucionale?
Po ashtu, është shqetësuese mungesa e një deklarate zyrtare dhe të detajuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë aksion policor, ndryshe nga raste të tjera të ditëve të fundit, për të cilat MPB ka publikuar njoftime të plota dhe materiale video.
ASH pyet gjithashtu:
cili është raporti i këtij personi me udhëheqësinë e MPB-së në Tetovë dhe pse deri tani nuk ka asnjë reagim nga MPB Tetovë, ministri apo zëvendësministri i Punëve të Brendshme?
Një tjetër dilemë serioze lidhet me kompaninë e sigurimit “Praetorian Security Solution”. Sipas raportimeve mediatike, ekziston dyshimi se kjo kompani është në pronësi të personit të arrestuar.
Në këtë drejtim, kërkojmë përgjigje të qarta:
– në çfarë procedure dhe mbi çfarë kriteresh kjo kompani ka fituar kontratën për sigurimin e Kodrës së Diellit dhe infrastrukturës përreth?
– a ka pasur ndikim politik në këtë proces për shkak të afërsisë me VMRO-DPMNE-në?
Po ashtu, shtrohet pyetja nëse Kodra e Diellit, respektivisht ESM, duhet të vazhdojë kontratën me një kompani sigurimi për pronarin e së cilës pretendohet se është arrestuar për posedim armësh dhe lëndësh narkotike.
A ka një kompani e tillë kredibilitet për të siguruar objekte publike dhe infrastrukturë strategjike?
Në fund, Aleanca për Shqiptarët kërkon përgjigje të qartë dhe publike:
a do të jenë aksionet kundër grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës të barabarta për të gjithë, apo do të ndikohet drejtësia nga afërsia politike?
Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë.
Aleanca për Shqiptarët
Arben Taravari
Reagimi i plote:
Aleanca për Shqiptarët e përshëndet aksionin policor të zhvilluar në Bërvenicë, por ky rast hap një sërë pyetjesh serioze që kërkojnë përgjigje të qarta nga institucionet kompetente
Së pari, cila është afërsia e personit S.Z., tek i cili u gjetën armë dhe lëndë narkotike, meqë sipas materialeve të publikuara ai shfaqet në fotografi me kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski?
Pas gati dy vitesh qeverisje të koalicionit VMRO–VLEN, shtrohet pyetja thelbësore:
a ka ndikuar afërsia politike me VMRO-DPMNE-në që ky individ të gëzojë mbrojtje apo favore institucionale?
Po ashtu, pse mungon një deklaratë zyrtare dhe e detajuar nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë aksion policor, ndryshe nga raste të ngjashme të ditëve të fundit, për të cilat kishte njoftime të plota dhe materiale video?
Cili është raporti i këtij personi me udhëheqësinë e MPB-së në Tetovë dhe pse ende nuk ka asnjë reagim nga MPB Tetovë, ministri apo zëvendësministri i Punëve të Brendshme?
Një tjetër dilemë serioze lidhet me kompaninë e sigurimit “Praetorian Security Solution”:
a është kjo kompani në pronësi të tij, siç është raportuar nga disa media?
Në çfarë procedure dhe mbi çfarë kriteresh kjo kompani ka fituar kontratën për sigurimin e Kodrës së Diellit dhe infrastrukturës përreth?
a ka pasur ndikim politik në këtë proces për shkak të afërsisë me VMRO-DPMNE-në?
A duhet që Kodra e Diellit, respektivisht ESM, të vazhdojë kontratën me një kompani sigurimi për pronarin e së cilës pretendohet se është arrestuar për posedim armësh dhe lëndësh narkotike?
A ka një kompani e tillë kredibilitet për të siguruar objekte publike dhe infrastrukturë strategjike?
Në fund, Aleanca për Shqiptarët pyet qartë:
a do të jenë aksionet kundër grupeve kriminale dhe trafikantëve të drogës të barabarta për të gjithë, apo të ndikuara nga afërsia politike?
Sundimi i ligjit duhet të vlejë njësoj për të gjithë.
Aleanca për Shqiptarët