Gjykata Kushtetuese njoftoi zyrtarisht se ka hapur lënë lidhur me ankesën tonë për ndryshimet e Ligjit për Kundërvajtje apo projektin “Safe City”. Kjo fillimisht dëshmon se procedura jonë ka qenë tërësisht në rregull, sipas procedurës, në afat të duhur dhe në përputhje me ligjin.

Ata që dje tentuan të na sulmojnë edhe në këtë rast dolën se u reshtuan në anën e së keqes, në anën e gabuar dhe në vend që t’i gëzohen iniciativës tonë, ata shpikën të pavërta dhe shifje amatore për të kundërshtuar veprimin tonë dhe për t’i dalë në mbrojtje “Safe City-t” duke tentuar të krijojnë alibi të rrezikshme në mbrojtje të “Safe City-t”. Por, fatmirësisht të gjitha këto ju ranë në ujë dhe dëshmuan atë që dje në deklaratë e tha kryetari jonë, z.Ziadin Sela, se “çështjet serioze nuk mund tu lihen njerëzve jo serioz që ndryshojnë qëndrimet 5 herë në ditë”.

Thanë që nuk paskemi njohuri juridike dhe se është dashur të presim shpalljen e ligjit në gazetë zyrtare. Sot u dëshmua se ata në të vërtetë nuk paskan njohuri juridike, apo ndoshta nuk kanë guxim dhe kërkuan alibi që të tërhiqen nga zotimi i tyre, si zakonisht.

Për në fund, i bëjmë thirje Arben Taravarit dhe njerëzve që ai i manipulon, mos u merrni me tema kaq të rënda. Nëse doni të bëni diçka ju sugjerojmë të interesoheni për parkingjet që mungojnë në vebdbanimet shqiptare sepse ju vetëm atë sferë e njihni më mirë, “parkingjet”!

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com