Disa pjesë të Australisë do të përballen me kushte katastrofike zjarresh të premten, kur valët e të nxehtit pritet të godasin pjesën më të madhe të vendit.

Valë ekstreme të të nxehtit janë shpallur në çdo shtet dhe territor në Australi, përveç Queensland-it, me temperatura të larta të parashikuara për ditë të tëra.

Shteti i Viktorias ka shpallur mbyllje të plotë për të premten, pasi vlerësimi i rrezikut nga zjarri do të vendoset në “katastrofik”, si niveli më i lartë.


Rreth 450 shkolla dhe qendra kujdesi për fëmijë do të mbyllen.

Një meteorolog i tha BBC-së se kombinimi i valëve të të nxehtit dhe një rrezik i shtuar nga zjarri, në disa pjesë të vendit, mund të krijojë situatë katastrofale.

Të enjten, zjarrfikësit luftuan me disa flakë në Victoria dhe New South Wales (NSW). Dhjetëra aeroplanë transportonin ujë, në tentativat për të shuar një zjarr masiv pranë qytetit Wodonga.

Në Melburn, këtë të mërkurë, u shënua dita më e nxehtë në gjashtë vjetet e fundit, me një maksimum prej 40.9 gradë Celsius.

Ndërsa, disa qytete bregdetare në Australinë Perëndimore, arritën në 49 gradë.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com