Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të hënë në Durrës, ku babai, shtetasi Mikel Ndoi, plagosi me thikë të bijën, Xh.Ndoi.

Një kalimtar i rastit që ka tentuar të parandalojë ngjarjen ka mbetur po ashtu i plagosur me thikë.

Të plagosurit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 56-vjeçarit.

Mgid
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com